Stadiumi i ri me 12.000 mijë ulëse, flet Sejdini

Federata e Futbollit të Maqedonisë vitin e ardhshëm fillon ndërtimin e stadiumit të ri përfaqësues në kuadër të “Shtëpisë së Futbollit” në Komunën e Aerodromit. 

FFM së bashku me Komunën e Aerodromit është bartës i projektit, ndërsa në ndërtimin e objektit kryeqytetas të futbollit është jashtëzakonisht e rëndësishme përkrahja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila do të përfshihet në projekt, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

Projekti për stadiumin e ri kombëtar me një kapacitet minimal prej 12.000 ulësesh është mbështetur drejtpërdrejt nga fondet e UEFA-s dhe FIFA-s përmes programeve për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit.

Kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, në një intervistë për ‘Ekipa-n”, thotë se pret që fillimi i ndërtimit të fillojë në mesin e vitit të ardhshëm, pasi në periudhën në vijim të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm me përpjekje të përbashkëta të FFM-së, komuna e Aerodromit dhe Qeveria.

“Kemi pasur disa takime intensive me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe planet tona janë që në periudhën e parë të rregullojmë dokumentacionin e nevojshëm së bashku me Qeverinë dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe bashkërisht ta kompletojmë deri në fillim të vitit tjetër.

Detyrimi ynë si federatë është që në këtë periudhë t’ia paraqesim UEFA-s projektin konceptual, pastaj të kalojmë në projektin bazë dhe mendoj që në mesin e vitit të ardhshëm, nëse do të shkojë ashtu siç duhet, të fillojmë me ndërtimin e stadiumit të ri përfaqësues.

Të gjithë së bashku, bashkia, shteti dhe ne si federatë bashkë të ndërtojmë diçka që do të mbetet për sportin dhe futbollin”, tha mes të tjera Sejdini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Strakosha do t’i thotë lamtumirë skuadrës bardhekaltër

Story i radhës

Fjolla Morina përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur këngëtares! Vajza e saj …

Të fundit nga