STATISTIKAT/ Ministria ruse e Mbrojtjes: 150 shqiptarë shkuan në Ukrainë të luftonin, 42 janë vrarë

June 18, 2022
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar disa statistika zyrtare, që sipas tyre tregojnë numrin e luftëtarëve të huaj që kanë shkuar në Ukrainë dhe po luftojnë atje me vendasit, kundër pushtimit rus. Newsbomb.al sjell dokumentin e plotë të publikuar nga autoritetet në Moskë.

Referuar statistikave, siç shihet dhe në foton e mëposhtme, nga Shqipëria kanë shkuar në Ukrainë prej 24 shkurtit kur nisi dhe lufta, 150 “luftëtarë”. Nga këta, 42 raportohet se janë eleminuar, 40 janë deportuar dhe 68 të tjerë vazhdojnë të jenë akoma në Ukrainë.

Numri i Luftetareve Te Huaj… by Newsbomb Albania

Nuk dihet sa të sakta dhe të besueshme janë këto shifra, pasi autoritetet në Shqipëri nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për shtetas që janë deportuar nga Rusia, të cilët janë angazhuar në luftë. Edhe më herët ministri i Jashtëm Lavror ka thënë se “mercenarë nga Ballkani po luftojnë në Ukrainë.”

Këto të dhëna janë shpërndarë dhe nga Ambasada e Rusisë në Tiranë. Në listë janë shtetas nga vende të tjera të Ballkanit, si Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, etj. Nga Kosova, referuar statistikave nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, janë: 156 luftëtarë, 61 janë vrarë, 60 janë deportuar dhe 35 po luftojnë ende./Newsbomb.al

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trump sulmon ish-zëvendësin e tij, Pence: Ai nuk kishte guxim për t’i mos njohur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Story i radhës

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada, nga qershori për herë të parë…

Të fundit nga

ShkoLartë