Stadiumi i ri i Milanit, banorët e lagjes janë kundër

March 24, 2023
1 minut lexim

Milani ka vendosur që të ndërtojë stadiumin e ri në lagjen La Maura, po rezidentët në atë lagje duket se janë kundër zhvendosjes së kuqezinjve në territorin e tyre.

Sipas “Corriere di Milano”, disa prej tyre e kamë shprehur hapur pakënaqësinë edhe nëpërmjet gazetës.

“Në jetën time shumë herë kam shtyrë futbollistët që të merren me hipizëm.

Nuk e prisja që të më merrnin seriozisht me kuptimin e plotë të fjalës.

Të rritet një monstër anti-ekologjik në një ambient të gjelbër nuk më duket një ide brilante. Iu deshën 50 vite për të inauguruar ndalesën e metrosë në San Siro dhe tani bëjnë gati valixhet të lëvizin. Është situatë e pabesueshme”, theksonte një banor i zonë.

Një i moshuar komentonte vetëm ”është e tmerrshme”, ndërsa një tjetër që banon në atë lagje prej 46 vitesh, ishte plotësisht kundër. “jam absolutisht kundër vendimit, mora pjesë edhe te zinxhiri njerëzor në shenjë proteste.

Nuk duam të humbim këtë mushkëri të gjelbër të zonës. Pastaj “San Siro” është një simbol i qytetit, nuk duhet shembur”.

Sipas një sondazhi të kryer në zonë nga një anëtar i komunës së Milanos, 86% e banorëve të lagjes janë kundër ndërtimit të stadiumit të ri nga Milani, për arsye nga më të ndryshmet, duke filluar nga ngushtimi i hapësirës së gjelbër, për të vazhduar me mungesën e parkingjeve apo edhe zhurmën e tifozëve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Befasohet Luizi, ja çfarë informacioni mori sonte nga jashtë oborrit të BBVA

Story i radhës

Si pritet të rreshtohet Kosova kundër Izraelit?

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë