Si pritet të rreshtohet Kosova kundër Izraelit?

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të duelit kundër Izraelit, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00.

Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën e këtij stadiumi dhe për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i sotëm.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin e tyre në ndeshje. Trajneri Gires pritet të hedhë në fushë një formacion kryesish sulmues, teksa reparti ofensiv pritet të formohet nga Zhegrova, Rashica dhe Muriqi, të 3 këta në superformë me klubet e tyre.

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit:

Muric, Rrudhani, Kryeziu, Rrahmani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Berisha, Celina, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stadiumi i ri i Milanit, banorët e lagjes janë kundër

Story i radhës

Petrovska mohon arrestimin e agjentët të kundërzbulimit në Kosovë

Të fundit nga