Sqarim për opinionin e sëmurë të Atdheut

February 20, 2022
1 minut lexim

Mjeranë dhe mjerane, ligatina dhe injorantë, të pashpresë dhe shpirtvegjël, mbetje të së shkuarës dhe budallenjë me brirë!

Kam një sqarim për ju kulçedra dhe fantazma të së shkuarës. 

Posteri i shfaqur sot në aktivitetin e Grupimit ” Dhjetor 90″, në 31 vjetorin e grevës së urisë, në oborrin e Godinës Liria, aktivitet në të cilin na u bashkua njëlloj si në Dhjetor të 90-ës Lideri Historik i Partisë Demokratike Doktor Berisha është kompozuar nga artisti i mirënjohur i dizajnit grafik Like Rehova. 

Slogani i posterit  për ata që kanë sy shkruan shkurt dhe shqip: KUJTESË; Kur nuk varroset, çvendoset.

Pra ne në Shkurt të 91-it rrëzuam komunizmin dhe bustet e diktatorit, por nuk i varrosëm.

Metastazat e ndryshkura të komunizmit në postër janë krimbat me tre gishta që për kokë kanë bustet e diktatorit. 

A nuk ju duket enveruc kryetari i Akademisë së Shkencave Skender Gjinushi dhe filizi i tij i ri Tom Doshi. Akoma s’jeni bindur që Edi Rama dhe zgjatimi i tij Lulzim Bardhi janë enveruca të lindur nga ndryshku dhe helmi që la pas rrëzimi i komunizmit. 

A nuk ishin mbetjet e dëshpëruara të komunizmit që rrëzuan rendin kushtetues në pranverën e vitit 1997.

Të gjitha ato figura pa kokë, por me tre gishta janë ajo që duam të rrëzojmë, ato që duhen varrosur që të mos shfaqën më në shoqërinë tonë.

Ky ishte dhe është mesazhi i posterit: Kujtesë; Kur nuk varroset , çvendoset. 

Kësaj radhe jemi të vendosur ta varrosim përfundimisht jo vetëm komunizmin dhe bartësit e tij por edhe mendësinë dhe mentalitetin e asaj kuçedre.

Bislim AHMETAJ – KRYETAR I Grupimit “DHJETOR ’90”

 

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelenskiy bën thirrje për armëpushim dhe bisedime urgjente për paqe

Story i radhës

Pse BDI-ja i mposht të gjithë rivalët politik për 20 vite me rradhë

Të fundit nga

ShkoLartë