Kombëtarja e Kosovës me 6 garues (tre atlete e tre atletë) ka zbarkuar në Beograd dhe nga nesër do të garojnë në Kampionatin Ballkanik U-20.
Sipas presidentit të Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, deri me tash mikpritja ka qenë jashtëzakonisht e mirë.
Nesër nga ora 12.00 pritet që të garojnë garuesit e Kosovës në Ballkanik.
Federata Atletike e Serbisë e ka paraqitur Kosovën me shkurtesën FAK, por Sylejmani tha se do të përmirësohet kjo. “Është një gabim teknik, kjo do të rregullohet me kohë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Atletët tanë kanë zhvilluar stërvitje në sallën në Beograd dhe janë të gatshëm për sfidën e nesërme.
Pas hendbollit me 22 mars të vitit 2018, kur Kombëtarja e Kosovës U-20 (femrat) stërviti në Beograd me selektorin Faruk Shala, por me vendim të Qeverisë serbe nuk u lejua të garojnë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Atletika është sporti i radhës që stërvitet si shtet në Beograd dhe pritet që të garojë nesër.