KQZ regjistron edhe dhjetë kandidatët e tjerë për 6 marsin

Komisioni Qëndror Zgjedhor regjistroi sot dhjetë kandidatët e tjerë të tre subjekteve dhe koalicioneve politike që do të garojnë në gjashtë bashkitë e vendit.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, anëtarët e KQZ-së kanë votuar pro miratimit të listës së kandidatëve për bashkitë Durrës, Shkodër e Lushnje.

Zgjedhjet e pjeshme lokale do të zhvillohen më 6 mars në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Lushnje dhe në to marrin pjesë 20 kandidatë në total.

Kandidatët e regjistruar sot në KQZ

Partia Socialiste

Shkodër – Majlinda Angoni

Lushnjë – Eriselda Sefa

Durrës – Emiriana Sako

Partia Demokratike

Lushnjë – Indrit Sefa

Shkodër- Xhemal Bushati

Durrës – Luan Hoti

Koalicioni Shtëpia e Lirisë

Durrës – Ardian Muka

Lushnjë – Elton Ilir Bano

Shkodër – Bardh Spahia

Partia e Lëvizja e Re

Durrës – Jonid Nano

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sportistët e Kosovës stërvitin në Beograd! Kështu u pritën…

Story i radhës

​Prishtinë, konfiskohen 32 patentë shoferë për tre muaj

Të fundit nga