Spitali i ri i Kërçovës në fokus të takimit Bekim Sali-Fatmir Dehari

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në komunën e Kërçovës, ku  me kryetarin e komunës, Fatmir Dehari, kanë biseduar për objektin e ri të spitalit të Kërçovës.

“Diskutuam për sfidat me të cilat përballemi në kuadër të projektit për ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre. Menjëherë pas takimit, së bashku me kryetarin Dehari, e vizituam objektin e ri të spitalit të Kërçovës, ku e konstatuam gjendjen aktuale në terren. Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në sfidat e identifikuara dhe tejkalimin e tyre në interes të përparimit të shërbimeve shëndetësore për kërçovarët”, ka shkruar ministri Sali, përcjell SHENJA.

Story i mëparshëm

Rexhepi: Universiteti “Nënë Tereza” me hapësira të reja në kazermën Ilinden në Shkup

Story i radhës

Ribalanci i buxhetit, Kovaçevski: Në fund të muajit dorëzohet në Kuvend

Të fundit nga