spiropali merr telefonaten e urimit nga gervalla do te jemi krah per krah per te cuar para qellimet tona te perbashketa 68cecaa0ead96

Spiropali merr telefonatën e urimit nga Gërvalla: Do të jemi krah për krah për të çuar para qëllimet tona të përbashkëta

September 20, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka marrë një telefonatë urimi nga homologia e saj nga Kosova, Donika Gërvalla.

Përmes një njoftimi për shtyp, Spiropali falenderon Gërvallën për bashkëpunimin dhe thekson se do të jenë krah për krah për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta.

“Donikë e dashtun, Falenderime zemre për urimin e ndjerë! Jam thellësisht mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin që ndajmë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motra dhe për mbarë kombin tonë.

Si gjithmonë, do të jemi krah për krah për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, interesin tonë kombëtar, duke i shërbyer me përkushtim ndërtimit të një hapësire ku fjala ka peshë, ku besimi ndërton ura dhe ku dinjiteti kombëtar shndërrohet në energji zhvillimi për rajonin dhe më gjerë”, shkruan Spiropali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre shqiptare te kosoves nuk ia dolen me bayern munihun harry kane shenon tre gola 68ceca9509f03
Lajmi i mëparshëm

Tre shqiptarë të Kosovës nuk ia dolën me Bayern Munihun! Harry Kane shënon tre gola

aksident i rende ne aksin lushnje fier kamioni i ze rrugen automjetit plagoset nena me dy femijet 68cecb44a8282
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, kamioni i zë rrugën automjetit, plagoset nëna me dy fëmijët  

Të fundit nga

ShkoLartë