sperkatje kunder mushkonjave ne rajonin juglindor 6a16a7970beaf

Spërkatje kundër mushkonjave në Rajonin Juglindor

May 27, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 73

Të enjten dhe të premten në shtatë komuna të Rajonit Juglindor do të realizohet dezinsektim larvicid – spërkatje kundër mushkonjave, njoftuan sot nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor.

Të enjten spërkatja do të zhvillohet në Radovish nga ora 09:00, në Konçe nga ora 12:00 dhe në Strumicë po ashtu duke filluar nga ora 12:00.

Të premten aktivitetet do të vazhdojnë në Vallandovë nga ora 09:00, në Vasilevë nga ora 12:00, në Bosillovë nga ora 09:00 dhe në Novo Sellë duke filluar nga ora 12:00.

Nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor apeluan te bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen në zonat ku do të kryhet trajtimi gjatë kohës së spërkatjes.

Shtohet se nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e aktiviteteve, spërkatja do të kryhet në termin tjetër të përshtatshëm.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeparlamentari afrim gashi kurban bajrami eshte feste e solidaritetit dhe humanizmit 6a168a22b7c60
Lajmi i mëparshëm

Kryeparlamentari Afrim Gashi: Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe humanizmit

izraeli vret kreun e ri te hamas 6a16b986f1a9c
Lajmi i radhës

Izraeli vret kreun e ri të Hamas

Të fundit nga

Izraeli vret kreun e ri të Hamas

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e degës ushtarake të Hamasit, Muhamed Odeh, në një sulm në Gaza, të martën, disa ditë pasi edhe paraardhësi i tij humbi jetën në një sulm
ShkoLartë