izraeli vret kreun e ri te hamas 6a16b986f1a9c

Izraeli vret kreun e ri të Hamas

May 27, 2026
1 minut lexim

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e degës ushtarake të Hamasit, Muhamed Odeh, në një sulm në Gaza, të martën, disa ditë pasi edhe paraardhësi i tij humbi jetën në një sulm të ngjashëm.



Të paktën 3 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në valën e bombardimeve intensive, që shënjestruan një godinë rezidenciale në qendër të qytetit të Gazës, në një zonë të mbushur me qytetarë që bënin blerjet për festën e Kurban Bajramit.

IDF dhe shërbimet sekrete izraelite thanë se godina që shërbente si strehë për Odehin ishte qëlluar pas gjurmimit të lëvizjeve të tij për disa muaj. Sipas zyrës së Netanjahut, Odeh ishte një prej arkitektëve të masakrës së 7 tetorit. Pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor, Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh vdekjeprurëse në Gaza.

Paralelisht, Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm edhe fushatën e bombardimeve kundër Hezbollahut në Liban, ku të paktën 31 persona mbetën të vrarë në sulmet e fundit, përfshirë fëmijë. Ushtria izraelite thotë se ka goditur më shumë se 10 site infrastrukturore të Hezbollahut dhe terroristë në valën më të fortë të bombardimeve që prej shpalljes së armëpushimit në mesin e muajit prill. Përshkallëzimi i aksionit ushtarak erdhi pasi Netanjahu tha se kishte udhëzuar ushtrinë të shtypte pedalin edhe më fort në goditjen e Hezbollahut.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sperkatje kunder mushkonjave ne rajonin juglindor 6a16a7970beaf
Lajmi i mëparshëm

Spërkatje kundër mushkonjave në Rajonin Juglindor

tragjedia ne unazen e shkupit drejtori i doganave kamioni nga kosova i plotesonte te gjitha kushtet 6a16c260de6da
Lajmi i radhës

Tragjedia në unazën e Shkupit, drejtori i Doganave: Kamioni nga Kosova i plotësonte të gjitha kushtet

Të fundit nga

VLEN uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Koalicioni politik VLEN ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëqenieje familjare. “Në këtë ditë të bekuar të Kurban Bajramit,

Spërkatje kundër mushkonjave në Rajonin Juglindor

Të enjten dhe të premten në shtatë komuna të Rajonit Juglindor do të realizohet dezinsektim larvicid – spërkatje kundër mushkonjave, njoftuan sot nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor. Të enjten spërkatja
ShkoLartë