SPB Tetovë: 41 gjoba për tejkalim jo të rregullt

February 19, 2022
1 minut lexim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme nga ora 10:00 deri në ora 15:00 është zbatuar aksion i përforcuar i policisë.

Nga aksioni janë gjobitur për tejkalim jo të rregullt 41 shoferë, prej të cilëve 22 janë nga Tetova dhe 19 nga Gostivari.

Po ashtu ka pasur edhe 3 lloje të tjera të kundërvajtjeve në Tetovë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarr i madh në Zhabar të Mitrovicës, policia jep detaje

Story i radhës

Dramë në ‘Etihad’, Harry Kane shokon Manchester Cityn

Të fundit nga

ShkoLartë