Dramë në ‘Etihad’, Harry Kane shokon Manchester Cityn

Manchester City mposhtet në minutën e 90+4 me rezultat 2:3 nga Tottenhami, në derbin e javës së 26-të të Premier League në futboll.

Futbollisti Kulusevski në minutën e 4-të ka realizuar për epërsinë e Tottenhamit. 

Në minutën e 33-të, Gundogan me zhdërvjelltësinë e tij shënoi për Manchester Cityn dhe barazoi rezultatin 1:1. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 59-të, Kane ka arritur të shënoi për 1:2 në favor të Tottenhamit.

Martinez në minutën e 90+2 nga penalltia barazon rezultatin. Barazimi qe jetëshkurtër, Harry Kane është autor i golit të dytë personal dhe fitores së ekipit të tij, në anën tjetër shokon Manchester Cityn në “Etihad”.

Manchester City kryeson me 63 pikë, ka 6 pikë më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë, ndërsa Tottenham është në të shtatin me 39.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SPB Tetovë: 41 gjoba për tejkalim jo të rregullt

Story i radhës

Ftesa e Donald Veshajt për Ilir Shaqirin: Bashkohu me mua! Do fus 100 mijë euro nga vetja për të ndërtuar 4 shtëpi

Të fundit nga