Spasovski: Nuk ka asnjë problem me Ligjin për shtetësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se nuk ka asnjë problem me Ligjin për shtetësinë dhe apeloi që të mos krijohet polemikë se kemi problem me këtë zgjidhje ligjore.

“Deri më tani kanë aplikuar rreth 560 qytetarë në Maqedoninë e Veriut që nuk kanë shtetësi, të gjithë të tjerë janë qytetarë që nuk jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë aplikuar për shtetësinë tonë. Kjo procedurë mund të jetë e ngadaltë por kjo procedurë nuk është përmes Ministrisë së Brendshme. MPB mbledh të dhëna, pëlqime, mendime nga disa institucione në varësi të bazës mbi të cilën është paraqitur kërkesa. Kur të mblidhen të gjithë këto të dhëna në fund jepet vendimi që posa të fillojë procedura të përfundojë ajo procedurë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sali: Përfshirja me vaksinim kundër Kovid-19 është 46 për qind

Story i radhës

Liverpooli pranë zyrtarizimit të Carvalhos

Të fundit nga