Sali: Përfshirja me vaksinim kundër Kovid-19 është 46 për qind

Përfshirja me vaksinim kundër Kovid-19 është 46 për qind. Me numrat e mëparshëm përfshirja ishte mbi 43 për qind. Kjo nuk do të thotë shumë, është shumë e rëndësishme të dimë se kemi numër mjaftueshëm të madh të vaksinave dhe i kemi në dispozicion për çdo qytetar që është i interesuar për vaksinim”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë shënuar 308.752 të infektuar, 298.688 të shëruar dhe 9.263 persona kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive me kovid-19 në vend është 801.

Story i mëparshëm

Digjet një shtëpi në Shkup, një person humb jetën

Story i radhës

Spasovski: Nuk ka asnjë problem me Ligjin për shtetësi

Të fundit nga