Spasovski: Do të kursehet në veturat zyrtare, udhëtimet dhe në përfaqësim

1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret që në seancat e ardhshme të qeverisë të miratohen masa konkrete shtrënguese në administratën shtetërore dhe se policia është e gatshme për racionalizim gjatë krizës ekonomike.

“Jo rekomandim, por masa konkrete për racionalizimin me plan se si do të përcaktohet mënyra e kursimit të atyre mjeteve financiare. Këtu përfshihet racionalizimi në sferën e automjeteve, udhëtimeve afariste, përfaqësim dhe çdo gjë që nuk është thelbësore në punë”, tha Spasovski.

Ai shtoi se nuk përdor kartelë pagesore zyrtare dhe celular.

“Çdo gjë që do të merret si vendim do ta respektojmë. Duhet të racionalizojmë kostot dhe të drejtojmë më shumë para tek qytetarët, por shpenzimet publike dhe investimet kapitale nuk duhet të ndalen në kohë krize”, shtoi Ministri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alili, Vejseli dhe Fejzullahu, në Europianin U23 në Bullgari

Story i radhës

A do të kenë tregtarët humbje nga kufizimi i marzhit? Flet ministri Bekteshi

Të fundit nga