A do të kenë tregtarët humbje nga kufizimi i marzhit? Flet ministri Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha sot se asnjë nga tregtarët nuk do të ketë humbje nga Vendimi për kufizimin e marzheve.

“Vetëm për tre produkte nuk do të kenë fitim dhe nuk ka supermarket apo treg që të ketë më pak se 300-400 produkte. Për të mos thënë më të mëdhenjtë”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi në një konferencë për media në Qeveri njoftoi se po hyn në fuqi ndalimi i eksportit të grurit, misrit, elbit, miellit dhe vajit.

Sipas Bekteshit, gjatë fundjavës apo në fillim të javës së ardhshme do të ketë rezultate konkrete nga analizat se si zbatohet Vendimi në terren.

“Më e rëndësishmja është se vendimi është marrë në bashkëpunim të plotë me Odat dhe është konfirmuar se do të jetë i qëndrueshëm me kërkesë të zinxhirëve të mëdhenj, shitësve me pakicë dhe shumicës”, nënvizoi ministri./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spasovski: Do të kursehet në veturat zyrtare, udhëtimet dhe në përfaqësim

Story i radhës

Nike po e shqyrton largimin nga Chelsea

Të fundit nga