Alili, Vejseli dhe Fejzullahu, në Europianin U23 në Bullgari

Në Plovdiv të Bullgarisë, është duke u organizuar Kampionati Europian U23 në mundje, ndërsa prej nesër do të nis garimi në stil të lirë. Në këtë Europian, Klubi i Mundjes “Liria” do të ketë tre përfaqësues: Besir Alili (61 kg), Fati Vejseli (70 kg) dhe Uvejs Fejzullahu (125 kg), të drejtuar nga trajneri Abaz Emini.

Tani më mundësit kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre.

61 kg, Besir Alili – Endrio Avdyli (Alb).

70 kg, Fati Vejseli – Viktor Stiven Voinovic (Srb).

125 kg, Uvejs Fejzulahu – Adil Misirci (Tur) / Georgi Lyubomirov Ivanov (Bul).

Garat eliminatore të Fati Vejselit në program janë nesër, ndërsa të shtunën në tapet do të paraqiten Besir Alili dhe Uvejs Fejzullahu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dybala gati të largohet nga Juventusi

Story i radhës

Spasovski: Do të kursehet në veturat zyrtare, udhëtimet dhe në përfaqësim

Të fundit nga