Spanja arreston një person, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së

December 23, 2022
1 minut lexim

Policia në Spanjë më 23 dhjetor arrestoi një person që gjendej në listën prej 10 personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), për një sërë akuzash për trafikim të njerëzve dhe pornografi.

I arrestuari, një 40-vjeçar nga Zelanda e Re, u arrestua pasi u gjet në një hotel në qendër të Madridit, ku po qëndronte me një emër të rremë për t’iu shmangur autoriteteve, tha policia.

Edhe pse i arrestuari është identifikuar vetëm me inicialet MJP, burimet kanë konfirmuar se ai është Michael James Fratt, që gjendet në listën e personave më të kërkuar nga FBI-ja.

Informacionet për të dhe fotografia e tij gjenden në ueb-faqen e FBI-së – që tashmë është përditësuar me informacionin se ai është kapur – dhe sipas autoriteteve amerikane, ueb-faqet e tij pornografike kishin gjeneruar mbi 17 milionë dollarë të ardhura. FBI-ja kishte ofruar 100.000 dollarë shpërblim për informacionet që do të çonin në arrestimin e tij.

Ai ishte arrestuar në SHBA dhe ishte dënuar me dënim të përjetshëm për pornografi të fëmijëve, shfrytëzim seksual, sulm seksual dhe të ardhura të paligjshme. Por, ai arriti të arratisej dhe në nëntor të vitit 2019, autoritetet lëshuan një urdhër-arrest për të.

Policia spanjolle tha se hetuesit amerikanë për një kohë të gjatë kishin dyshuar se ai gjendej në Spanjë, por autoritetet spanjolle fillimisht kishin përqendruar kërkimin e tyre për të dyshuarin në Barcelonë./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gruda: Konjufca do të duhej të dilte në foltore e të bëjë ftesë që të mos votohet Ligji për Zyrtarët Publikë

Story i radhës

Granit Rugova me fjalë të mëdha për Agim Agushin

Të fundit nga

ShkoLartë