Gruda: Konjufca do të duhej të dilte në foltore e të bëjë ftesë që të mos votohet Ligji për Zyrtarët Publikë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda ka folur për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Gruda tha se i vjen mirë që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca abstenoi në votim për këtë Ligj.

Ai tregoi edhe pse abstenoi Konjufca.

“Më vjen mirë që kundër këtij ligji votoi kryetari i Kuvendit, pra abstenoi. Abstenimi i tij ishte për shkak se ai kishte marrë një letër nga Zyra e Bashkimit Evropian e cila i thoshte që ky ligj është në ndesh me detyrimet që Kosova i ka marrë përmes Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Konjufca do të duhej të dilte në foltore që të tregonte pse abstenoi në votimin për Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe të bëjë ftes që të mos votohet.

“Kryetari i Kuvendit do të duhej të merrte kurajë dhe të dilte në foltore se pse abstenoi. Kjo ka rëndësi që t’iu tregonte deputetëve të tij, mazhorancës parlamentare dhe ndoshta të bënte edhe një ftesë shtesë që të mos votohet ky ligj”, ka thënë Gruda.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës të mërkurën ose të enjten e ardhshme do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili u miratua dje në Kuvend.

Story i mëparshëm

Themeluesi i FTX Sam Bankman-Fried përfundon në arrest shtëpie në SHBA

Story i radhës

Spanja arreston një person, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së

Të fundit nga