spanca tregon si deshtuan institucionet ne parandalimin e permbytjeve 6962c7ffa9310

Spanca tregon si dështuan institucionet në parandalimin e përmbytjeve

January 10, 2026
1 minut lexim

Auditorja e përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca bën të ditur se vetëm 37 për qind e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për përmirësim të mënyrës së menaxhimit të emergjencave janë zbatuar plotësisht për vitin 2023, raporton kp.

Spanca thekson se përfundimet e auditimit kanë nxjerrë në pah se institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të krijojnë një sistem të përshtatshëm, i cili do të siguronte në mënyrë efektive parandalimin dhe reagimin ndaj situatave emergjente të vërshimeve/përmbytjeve në Republikën e Kosovës.

“Me qëllim të përmirësimit të mënyrës së menaxhimit të emergjencave, ishin dhënë 11 rekomandime për institucionet përgjegjëse. Niveli i përgjithshëm i zbatimit të rekomandimeve të auditimit në nivel vendi mbetet i ulët, vetëm 37% e rekomandimeve tona të dhëna për vitin 2023 janë zbatuar plotësishtë”, shkruan Spanca.

Spanca ka shkruar se treguar se subjekt i auditimit ishin: Agjencia për Menaxhim Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë së Kosovës si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Përderisa në nivel lokal, komunat Gjakovë dhe Vushtrri ishte përzgjedhur duke marrë parasysh shpeshtësinë e fatkeqësive të ndodhura në këto komuna për periudhën e fushëveprimit 2019, 2020 deri në janar të vitit 2021.

Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë rrugore, ekonomi familjare dhe biznese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mercedes benz cla zgjidhet vetura evropiane e vitit 2026 6962c7d1728e7
Lajmi i mëparshëm

Mercedes-Benz CLA zgjidhet “Vetura Evropiane e vitit 2026”

13 viktima nga acari ne evrope 6962c813871f6
Lajmi i radhës

13 viktima nga acari në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë