Shërbimi i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-up) po vazhdon të ofrohet në qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.
Përgjegjësja për shërbimin e Check-up pranë Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), Edlira Boriçi, ka bërë të ditur se paralelisht me ofrimin e këtij shërbimi, po punohet edhe për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pajisjeve, sistemeve informatike dhe proceseve të punës.
Këto ndërhyrje synojnë rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimit, duke garantuar një funksionim sa më të mirë të tij.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Klodiana Spahiu, që nga 9 shtatori, kur shërbimi kaloi tërësisht nën administrimin e shtetit, janë kryer rreth 51 mijë kontrolle mjekësore bazë.
Burimi: botasot.info


