Supermodelja braziliane, Gisele Bundchen , ka ndarë me ndjekësit pamje të rralla nga jeta e saj familjare, duke publikuar fotografi të tre fëmijëve dhe bashkëshortit të saj, Joaquim Valente.
Më 26 nëntor, me rastin e festës së Falënderimeve (Thanksgiving), Bundchen publikoi një album fotografish në Instagram, ku shfaqen momente të ëmbla familjare buzë detit.
Modelja, e cila me ish-bashkëshortin Tom Brady ka djalin Benjamin, 16 vjeç, dhe vajzën Vivian, 13 vjeçe, ndërsa me Valenten ka edhe një djalë të vogël, ndau disa momente të veçanta me më të voglin e familjes.

Në njërën prej fotografive, 46-vjeçarja shihet e veshur me një bluzë të gjelbër dhe pantallona të shkurtra xhins, teksa mban në krahë djalin e saj të vogël, i cili bie në sy me flokët e gjatë biondë.

Në fotografi të tjera, Bundchen dhe Valente shfaqen duke mbajtur në krahë djalin e tyre, ndërsa vogëlushi shihet duke shëtitur buzë oqeanit me të atin gjatë perëndimit të diellit, duke ushqyer një lepur me karotë dhe në krahët e vëllait të tij më të madh.
Djali i vogël i çiftit ka lindur në shkurt të vitit 2025.
Burimi: botasot.info

