filipce per raportet me partite shqiptare kemi kontakte por as koalicion as bisedime per zgjedhje 6b0864a791ee2

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

November 26, 2026
1 minut lexim
filipcee

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka konfirmuar se komunikon me partitë politike shqiptare, por ka mohuar se zhvillohen negociata për bashkëpunim politik apo koalicione zgjedhore.

Në emisionin “Studio e natës” në 4TV, Filipçe theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e partive shqiptare është i karakterit personal dhe se zgjedhjet nuk kanë qenë temë e bisedimeve.

Lideri i opozitës foli gjithashtu për pakënaqësinë dhe apatinë e qytetarëve, duke theksuar se LSDM-ja mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të kushteve që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni.

Filipçe shprehu bindjen se LSDM-ja do të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur do të mbahen ato.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horror ne shkup i mituri nga nje institucion per perkujdesjen e femijeve eshte shfrytezuar seksualisht nga persona te rritur 6b08645ddeed3
Lajmi i mëparshëm

Horror në Shkup: I mituri nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur

vlen 2 3 milione euro ua kthejme 26 mije qytetareve 6b0865119c3b6
Lajmi i radhës

VLEN: 2.3 milionë euro ua kthejmë 26 mijë qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë