Një rast shqetësues është raportuar në Shkup, ku një i mitur nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i mituri paraprakisht ishte larguar nga institucioni, ndërsa rasti është denoncuar në polici, përcjell TV21.
“Mbrëmë, në orën 14:10, në SPB Shkup, nga një institucion publik për përkujdesjen e fëmijëve është raportuar se një i mitur, i cili paraprakisht ishte larguar nga institucioni, sipas denoncimit, në një banesë kishte kryer marrëdhënie seksuale me persona të rritur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.
Burimi:TV21


