Sot votohet Presidenti i ri, Meta poston momente nga udhëtimi në Stamboll

min lexim

Mirmëngjes nga Stambolli, shkruan presidenti Ilir Meta, në rrjetet sociale, krahas fotos që ka shkrepur sot në Stamboll të Turqisë.

I buzëqeshur dhe me qetësinë që e karakterizon, Meta duket se do ta ndjekë nga larg procesin e votimit për Presidentin e ri, kur në kuvend pritet të depozitohet sot emri i gjeneralit Bajram Begaj, që u propozua nga socialistët një ditë më parë.

Në Turqi, një ditë më parë, presidenti Meta takoi kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

“Theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tradicionale historike e kulturore mes vendeve dhe qyteteve tona, si dhe shprehëm përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të demokracisë. E inkurajova z.Imamoglu për forcimin e lidhjeve të Stambollit me bashkitë shqiptare dhe e ftova për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën e mirëpriti me kënaqësi”, tha Meta pas takimit.

Në 24 korrik, Meta pritet të dorëzojë detyrën dhe me shumë mundësi, vendin e tij do ta zërë Begaj. Sot në raundin e katërt të procesin për zgjedhjen e Presidentit duhen vetëm 71 vota, që socialistët I kanë, që do të thotë se nga kjo e shtunë, vendi do të njohë kreun e ri të shtetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me pas drejtësi, ata që bën dallavere me listat e veteranëve, do të ishin në burg

Story i radhës

Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia përdor sulme ajrore dhe artilerie për të avancuar në Donbas

Të fundit nga