skuadra shqiptare shenon suksesin me te madh ne histori kualifikohet ne te teten e finales se kupes se evropes 673a1e762f318

Skuadra shqiptare shënon suksesin me të madh në histori, kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Evropës

November 17, 2024
1 minut lexim

Skuadra shqiptare, Çairi është në festën më të madhe të ekzistimit si klub!

Çairi nga Maqedonia e Veriut është kualifikuar në të tetën e finale së Kupës së Evropës në hendboll. 

Vashat e kryetrajnerit Basri Latifi dëshmuan sot lojë të mirë duke e mposhtur ekipin nga Portugalia, Colégio Gaia/Colgaia-Toyota, me rezultat 28:26 (13:9). 

Edhe ndeshjen e djeshme e fituan me 29:25 duke arritur në të tetën e finales së Kupës së Evropës.

Të dy ndeshjet janë zhvilluar në Shkup (te Autokomanda) me marrëveshje të klubeve.

Golat për Çairin i realizuan hendbollistet Stefanija Gjorgjievska 10, Teodora Dukoska 7, Teodora Gulicoska 3, Hana Miftari 2, Biljana Damçeska 3, Marija Galevska 2, Bojana Dinevska 1. 

Te skuadar portugeze Catarina Rodrigues është më efikasja, me gjithsej 10 gola.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gjesti dhe xheneta sqarohen diskutojne gjere e gjate 673a1dc6ee1ca
Story i mëparshëm

Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë

protestojne banoret e lubotenit kerkojne qe toka e tyre ti merret koncesionerit 673a20918ffc8
Story i radhës

Protestojnë banorët e Lubotenit, kërkojnë që toka e tyre t’i merret koncesionerit

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë