sot kryesisht mot me diell 64e2f46f3a63f

Sot kryesisht mot me diell

August 21, 2023
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot në Kosovë, kryesisht do të jetë i nxehtë e me diell.

“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”.

Deri të premten, sipas IHMK-së do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

E marte- Mot me diell dhe vranesira të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

E merkurë – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.

Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tallej me kristin per manikyrin behet virale fotoja e partnerit te jorit me thonjte e lyer 64e2f2c6ba523
Story i mëparshëm

Tallej me Kristin për manikyrin, bëhet virale fotoja e partnerit të Jorit me thonjtë e lyer

beke berisha fort po u hatrojshin vv ja me bo me i zane tuj vjedhe 64e300d757df3
Story i radhës

Bekë Berisha: Fort po u hatrojshin VV-ja me bo me i zanë tuj vjedhë

Të fundit nga

ShkoLartë