Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, ka bërë mbrëmë një postim në Facebook, pas zhvillimeve të fundit me rezervat shtetërore.
Ai ka thënë se VV’ja “fort po u hatrojke” nëse i zënë duke vjedhur.
“Fort po u hatrojshin VV-ja me bo me i zanë tuj vjedhë!”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë se, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj gjatë ditës së djeshme ka thënë se ka kohë që AAK ka ngritur dyshime rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore.