sophia dhe noah emrat me te dashur ne gjermani 6a2852f07ee79

Sophia dhe Noah, emrat më të “dashur” në Gjermani

June 9, 2026
1 minut lexim

Sophia dhe Noah janë emrat më të pëlqyer për bebet në Gjermani.

Shoqata për Gjuhën Gjermane (GfdS) njoftoi të martën se këta dy emra – duke përfshirë edhe variante të tjera të shkrimit si Sofia – ishin sërish zgjedhja më e popullarizuar e prindërve të rinj në vitin 2025.

Sophia dhe Noah kryesuan renditjen edhe në dy vitet paraprake, 2024 dhe 2023.

Sipas GfdS, pesëshja e emrave më të pëlqyer për vajza plotësohet nga Mia, Lina, Ella dhe Hanna/Hannah.

Te djemtë, Noah-un e pasojnë Matteo, Theo, Leo dhe Emil.

“Noah dhe Sophia janë bërë shumë më tepër sesa thjesht emra në modë – ata janë shndërruar në klasikë modernë”, tha drejtoresha menaxhuese e GfdS-së, Andrea-Eva Ewels, njofton dpa, transmeton kp.

“Ndërkohë, rritja e popullaritetit të Theo dhe Leo tregon se emrat e shkurtër dhe të lehtë për t’u mbajtur mend janë veçanërisht të preferuar nga shumë prindër”.

Shoqata për Gjuhën Gjermane publikon renditjen e emrave më të përdorur në këtë shtet çdo vit, duke nisur nga 1977-a.

Për hartimin e listës përdoren të informacione nga rreth 750 zyra të gjendjes civile në mbarë vendin, të cilat ofrojnë afërsisht 830 mijë regjistrime.Baza e të dhënave përfshin rreth 91 për qind të të gjitha foshnjave të lindura në Gjermani.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga zverneci deri ne rrjoll shqiperia po thote boll qytetaret nisin marshimin drejt kryeministrise 6a2852907c4f9
Lajmi i mëparshëm

“Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria po thotë boll”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

gashi mirepriti nxenesit nga krusheva ne kuvend e ardhmja e demokracise ndertohet mbi kureshtjen dhe energjine e femijeve 6a285660a2dbe
Lajmi i radhës

Gashi mirëpriti nxënësit nga Krusheva në Kuvend: E ardhmja e demokracisë ndërtohet mbi kureshtjen dhe energjinë e fëmijëve

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë