nga zverneci deri ne rrjoll shqiperia po thote boll qytetaret nisin marshimin drejt kryeministrise 6a2852907c4f9

“Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria po thotë boll”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

June 9, 2026
1 minut lexim

Ka nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë drejt Kryeministrisë. Kjo është dita e 10 protestës, në kryeqytet, por jo vetëm.

Qindra-mijë shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta janë zhvilluar edhe në Shkodër, Vlorë, Durrës, Pogradec, por edhe jashtë vendin ku jetojnë shqiptarë. Njëzëri ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, ka jehuar prej 9 ditësh në protestat në Tiranë.

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku kërkonin dorëheqjen e kryeministrit.

“Revolucion, dorëheqje, Rama jepe dorëheqjen,Edi Rama ka mbaru, ka mbaru edhe Sala dëm ka shku, dëm ka shku, Rama në burg Berisha në burg, poshtë Komunizmi” ishin disa prej thirrjeve të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti ne forumin ekonomik te vjenes per investime tatimi 10 per korporatat euro dhe fuqia punetore e re 6a285218cb42f
Lajmi i mëparshëm

Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Për investime tatimi 10% për korporatat, euro dhe fuqia punëtore e re

sophia dhe noah emrat me te dashur ne gjermani 6a2852f07ee79
Lajmi i radhës

Sophia dhe Noah, emrat më të “dashur” në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë