besnik rameti 22 nentori duhet ti bashkoje te gjithe politikanet shqiptare pa dallime partiake 6b05ee55b39e3

Besnik Rameti: 22 Nëntori duhet t’i bashkojë të gjithë politikanët shqiptarë, pa dallime partiake

November 24, 2026
1 minut lexim

Historiani Besnik Rameti në emisionin Pastel në TV21 ka folur për rëndësinë e festës së 22 Nëntorit, Kongresit të Manastirit.

Duke shpjeguar historinë dhe domethënien e kësaj feste të rëndësishme për kombin shqiptar, ai ndaloi edhe te porosia që dërgon kjo festë në ditët e sotme.

Sipas Rametit, shënimi i 22 Nëntorit duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake.

“Ne si shoqëri, por edhe si institucione të shkollave fillore dhe të mesme, si media dhe si politikë, duhet të unifikohemi kur bëhet fjalë për 22 Nëntorin dhe Manastirin. Pra, edhe shteti i Shqipërisë, edhe Kosova, edhe Maqedonia, por edhe shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të bashkohen, sepse Manastiri është vendi që i ka tubuar të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh krahinën ku kanë jetuar. Pa marrë parasysh ndasitë fetare, aty u bashkuan prijësit fetarë dhe dijetarët e mëdhenj të kombit, duke dhënë motivim dhe shpresë për bashkimin e kombit shqiptar. Aty është nisja e procesit dhe e rrugëtimit ku jemi sot si popull dhe si komb. Andaj, Manastiri është vendi që i bashkon të gjithë shqiptarët. Alfabeti është ai që bashkon të gjithë shqiptarët dhe përmes alfabetit të vitit 1908, u hap edhe Normalja e Elbasanit. Përveç dallimeve gjuhësore mes toskërishtes dhe gegërishtes, Kongresi i vitit 1972 do ta ngrejë gjuhën shqipe në një nivel më të lartë, duke mundësuar që ajo të përdoret në mënyrë institucionale, si një gjuhë e unifikuar dhe standarde. Gjuha shqipe e standardizuar duhet të përdoret në çdo institucion, në çdo shkollë fillore e të mesme, në universitete dhe në institucionet shtetërore të shqiptarëve. Andaj, Manastiri është strumbullari dhe simboli i unifikimit të kombit shqiptar”, tha Rameti.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shokon jennifer lopez njerezit jane tallur me prejardhjen time 6b05d3af20054
Lajmi i mëparshëm

Shokon Jennifer Lopez: “Njerëzit janë tallur me prejardhjen time…”

me 25 dhe 26 nentor mbahet konferenca shkencore rexhep qosja figure shumeplaneshe e kultures shqiptare 6b05eee59ba87
Lajmi i radhës

Më 25 dhe 26 nëntor mbahet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

Të fundit nga

ShkoLartë