Sonila Qato nën akuzë nga SPAK: Shkeli barazinë në tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë

October 26, 2022
1 minut lexim

SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë në tendera Sonila Qatos, e cila mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur dhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt privat.

Ish-zyrtarja dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave konsiderohen nga SPAK në shkelje të detyrës për përzgjedhjen e një tenderi për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Dosja u hap pranë prokurorisë së posaçme mbas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit që hodhi dritë hije për abuzimet me tenderin me vlerë 5 milionë euro.

Pak ditë më parë Sonila Qato u thirr në SPAK për tu pyetur për këtë dosje ashtu si edhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, ku dhe deklaroi se gjatë asaj kohe ishte përpara prokurorëve si person që kishte dijeni.

Qato që ka mbajtur edhe portofolin e ministres së Sipërmarrjes tha se e dha dorëheqjen nga ARRSH, për t’i lënë dritë jeshile SPAK mbi procesin hetimor qe tanimë mbas komunikimit të akuzës, po shkon drejt fundit.

Pritet që dosja për të cilën veç KLSH kreu denoncim dhe një kompani ndërtimi t’i dorëzohet gjykatës së posaçme antikorrupsion me akuzat e shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inaugurohet rruga Arbanë – Landovicë në vlerë 3.5 milionë euro

Story i radhës

​Izraeli i prezanton ShBA-së informacione për dronët iranianë të përdorur në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë