Zhvilluesit e Solana kanë hedhur një propozim që mund të transformojë mënyrën sesi blockchain i saj menaxhon miliarda llogari përdoruesish duke adresuar një prej pengesave më të mëdha drejt adoptimit masiv.
Propozimi sjell një sistem të ri hashing që ndryshon në mënyrë themelore sesi blockchain gjurmon dhe verifikon gjendjet e llogarive të përdoruesve.
Pas aprovimit, propozimi mund të vendosë një standard të ri për zgjerimin e blockchain, duke influencuar potencialisht mënyrën sesi rrjete të tjera i qasen problematikës.
“Objektivi kryesor i ndryshimit është që Solana të akomodojë miliarda llogari,” shkruante propozimi, duke hedhur idenë për një sfidë e cila ka qenë deficit për blockchainet e performancës së lartë.
Aktualisht Solana dhe blockchainet e tjera duhet të ri-llogarisin gjendjen e të gjitha llogarive në mënyrë periodike. Por ky proces gradualisht bëhet shumë kërkuar ndërsa rrjeti rritet.
Me sistemin e ri ruhet i njëjti nivel sigurie prej 129-bit por reduktohet nevoja për fuqi kompjuterike. implementimet e para kanë shfaqur rezultate premtuese. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al