Portieri shqiptar, Thomas Strakosha do të largohet nga Lazio.
Strakosha ka luajtur ndeshjen e fundit me skuadrën e Lazio dhe tashmë do të kërkojë skuadër të re, për të nisur aventurë tjetër.
Një nga skuadrat që përmendet është ajo e sapo promovuar në Premier League, Fulham.
Mediat britanike thonë se Fulham kanë identifikuar shqiptarin si të duhurin për portën.
Fulham nuk mund ta mbajnë Alphonse Areola të PSG, i cili ishte i huazuar në Angli këtë edicion.
Strakosha, me një ofertë të mirë, mund të zë vendin e francezit për sezonin tjetër.