Një tornado e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtetin Coahuila në Mexico, duke lënë pas shkatërrime të mëdha në zona bujqësore dhe blegtorale.
Fenomeni ekstrem i motit goditi zonën të martën, ndërsa erërat e forta rrëzuan çati, dëmtuan ndërtesa dhe shkatërruan struktura të fermave, stallave dhe infrastrukturës rurale.
Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur tornado përparon me forcë të madhe, duke “gëlltitur” gjithçka në rrugën e saj dhe duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Al parecer, otra toma del tornado en #Coahuila de esta tarde. 🌪📸
Hemos recibido varios reportes de la región, estamos indagando sobre si se trató de uno o más eventos.
Cualquier información es bien recibida. pic.twitter.com/6kWhZ9OS2V
— Tornados México (@TornadosMexico) May 26, 2026
Pamjet kanë bërë xhiron e internetit, ndërsa përdorues të shumtë kanë ndarë video dhe fotografi të dëmeve të shkaktuara nga stuhia.
Deri tani nuk raportohen viktima apo të plagosur, megjithatë autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë, pasi ekziston rreziku për fenomene të tjera ekstreme të motit në rajon.
Burimi: botasot.info


