nje vajze e bukur dhe syte e tu cfare po sjell david dreshaj 6a197edc4469e

Një vajzë e bukur dhe “Sytë e tu”, çfarë po sjell David Dreshaj?

May 29, 2026
1 minut lexim

Një postim me një vajzë të bukur me një fustan blu në rrjetet e tija sociale ka ngjallur shukë kureshtje. E kemi fjalën për këngëtarin e hiteve David Dreshaj, por si duket vajza në krah të tij do të jetë pjesë në klipin e këngës më të re.

Mësojmë që kënga do të quhet “Sytë e tu” dhe pritet të vijë shumë shpejt me një video të bukur. 

Davidi ka bashkëpunuar me producentin Indrit Dode për muzikën, melodinë, mix-master dhe beat. Edhe teksti që i dedikohet dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode.

Image

David Dreshaj

Videoklipi është realizuar nga Mars Studio, Endrit Rrahimi, ku vajza modele në klip me sy blu quhet Andjela Vukadinoviç.

Por a do të jenë vërtetë sytë e saj ngjyrë blu vetëm për Davidin kjo pritet të shihet, e ne jemi tē sigurt se jo vetëm sytë por edhe veshi mezi pret ta shohë e ta dëgjojë kēngën e tij më të re.BS

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

skena te frikshme ne meksike tornado shkaterron gjithcka qe gjen perpara 6a197e1248410
Lajmi i mëparshëm

Skena të frikshme në Meksikë! Tornado shkatërron gjithçka që gjen përpara

23 vjecari nga rajoni i tetoves gjendet i vdekur ne nje liqen te austrise 6a1982cd432b3
Lajmi i radhës

23 vjeçari nga rajoni i Tetovës gjendet i vdekur në një liqen të Austrisë

Të fundit nga

ShkoLartë