nis mbyllja e negociatave me be zevendesministrja megi fino shqiperia ka arritur sukses diplomatik 6a197db444c9a

Nis mbyllja e negociatave me BE/ Zëvendësministrja Megi Fino: Shqipëria ka arritur sukses diplomatik

May 29, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, u shpreh se Shqipëria ka arritur sukses diplomatik, sa i takon aspiratave të saj për t’u bërë pjesë e BE. Ajo theksoi se hyrja në fazën përmbyllëse të kapitujve tregon një ecuri dhe progres të lartë.

“Moment historik për Shqipërinë. Kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve negociues. Ky nuk është vetëm një sukses vetëm diplomatik dhe teknik, por transformimi është i prekshëm dhe BE e vlerëson këtë. Shqipëria ka bërë progres dhe besojmë se do ecim shumë shpejt”,u shpreh Fino.

Gjatë diskutimit, zv.ministrja u shpreh besimplotë se mbyllja e kapitujve do arrihet brenda 2027.

“Ka sfida, por duhet të vijojmë me këtë ritëm, me harmonizim të ligjeve dhe ta mbajmë këtë sportin e BE.  Mbyllim kapitujt brenda 2027. Presim vlerësime të reja nga Komisioni Europian dhe mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare të tjera, të cilat do shënojnë hapa të tjerë në këtë proces”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rrenimi i objekteve ne pronen e shtetit muja nuk do te kete kompromis 6a197d350efbc
Lajmi i mëparshëm

Rrënimi i objekteve në pronën e shtetit, Muja: Nuk do të ketë kompromis

skena te frikshme ne meksike tornado shkaterron gjithcka qe gjen perpara 6a197e1248410
Lajmi i radhës

Skena të frikshme në Meksikë! Tornado shkatërron gjithçka që gjen përpara

Të fundit nga

ShkoLartë