Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Shkup. Dy të mitura keqpërdoren seksualisht, pasi një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie me të njëjtat dhe i xhiroi më pas gjatë aktit, transmeton TV21. Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme
“Më datë 01.12.2023 rreth orës 06 në Shkup është arrestuar G.R. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se në territorin e Shkupit ua ka mundësuar dy meshkujve të moshuar të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura nga Shkupi, pas çfarë të njëjtat i ka xhiruar. Është njoftuar prokurori publik dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Burimi: TV21