​“Skandal”, mediat në itali reagojnë ashpër për penalltinë e mohuar të Torinos ndaj Interit

Torinos iu mohua një penallti e pastër penallti kundër Interit në ndeshjen e së dielës dhe gazetat sportive italiane kritikuan ashpër gjyqtarin Marco Guida, i cili madje u vlerësua me notën zero nga gazeta torineze “Tuttosport”.

Vendasit ishin duke avancuar me rezultat 1-0 kur Andrea Ranoccchia e goditi në këmbë brenda zonës Andrea Belottin përpara se të prekte topin..

Guida nuk akordoi një penallti dhe nuk pati as rishikim të rastit pas një bisede të shpejtë me gjyqtarin e VAR, Davide Massa.

Drejtori i Torinos, Davide Vagnati dhe trajneri Ivan Juric ishin të acaruar dhe reaguan ashpër pas ndeshjes.

“Ishte një penallti e pastër dhe askush nuk e kupton pse nuk u akordua. Jam i sigurt se do të përpiqen ta shpjegojnë, por nuk do të munden”, tha Juriq.

“Ajo e shkatërroi plotësisht lojën, pasi ne do të kishim kaluar 2-0”, vazhdoi ai.

Gazetat sportive italiane analizuan incidentin dhe të gjitha thonë të njëjtën gjë për këtë rast. Ishte një penallti e pastër për Torinon.

“La Gazzetta dello Sport” e quajti penalltinë e humbur të Guidës një ‘gabim të madh’, duke shtuar se Guida dhe gjyqtari i VAR-it në mënyrë të pashmangshme do të suspendohen.

“Il Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” ishin edhe më të ashpra ndaj arbitrit. “Ajo që bënë Guida dhe Massa është e vështirë të shpjegohet”, ka shkruar “Il Corriere”. “Nuk ka asnjë justifikim për të mos e parë atë në fushë dhe me VAR.”

Guida u vlerësua notën zero nga “Tuttosport” dhe një nga titujt në faqen e parë tregon gjithçka rreth asaj se si ndihen tifozët e Torinos: “Skandal në Torino”, thuhet në lajmin kryesor të kësaj gazete.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëse keni dy ose më shumë qen, shanset janë që ata janë bërë miq me njëri-tjetrin, por çfarë nëse ata nuk shkojnë mirë?

Story i radhës

I dënuar për armëmbajtje pa leje, arrestohet i riu në Dibër

Të fundit nga