I konfiskohet vetura ngasësit nga Gjilani, ishte pa patentë shofer dhe kishte masë mbrojtëse

I është konfiskuar përkohësisht vetura vozitësit në Gjilan i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për mosdrejtim të automjetit.

Policia ja vërë të ditur se atij i është shqiptuar gjoba prej 500 eurosh si dhe pesë pikë negative.

“ Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet  me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin  e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse”.

“Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i  është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind  (500) euro, pesë  (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pamjet tronditëse: Ishin në një restorant duke ngrënë darkë familjare, ish-ministri rrah për vdekje bashkëshorten e tij

Story i radhës

Gërvalla takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, në fokus fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale

Të fundit nga