S’ka lirim për Dejan Pantiqin, kriminelët e veriut e kanë vendin në burg

min lexim

Dejan Pantiq është viktima e kërkuar moti kohë nga Vuçiqi. Presidenti serb kërkon “kurban” për të krijuar tollovi nga ku më pas do nxjerr “arsye” për të kërkuar themelimin e Asociacionit. Në marrëveshjën e arritur në 2013, parashihet që Asociacioni t’i ketë organet dhe strukturën organizative.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Asociacioni është paraparë të ketë një Kuvend si trup suprem të përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kjo edhe u jep të drejtë serbëve të krijojnë struktura paralele duke qenë se edhe Asociacioni do të ketë edhe presidentin e saj. E gjithë tollovia me bllokim të rrugëve nuk bëhet për një ish polic, Vuçiqi mundohet të përdor çdo serb dhe fatin e tij për interesa të tij personale. Kërkesat për lirimin e Pantiqit janë krejtësisht politike, Ato nuk duhet të merren parasysh për një person që ka organizuar sulmet në zyrat e KKZ-së dhe ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës. Edhe ministri i Brendshëm e ka konfirmuar një gjë të tillë pasi “Pantiqi akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Shteti nuk guxon të bëjë kompromise me asnjë person që arrestohet për çfarëdo vepre, aq më tepër me dikë që ka organizuar dhe sulmuar policinë e vendit. Nëse fillohet të bëhet kompromis në baza të përkatësisë etnike, atëherë shteti nuk është i drejtë. Gjendja në veri është projektuar nga Aleksandër Vuçiqi, miku i ngushtë i Edi Ramës. Vuçiqi synon të shpëtojë politikisht, me ardhjen e Kurtit jeta i është bërë ferr, kërkon Asociacionin si trofe për të shpëtuar. E di shumë mirë se me Kurtin s’do e ketë lehtë të arrijë as këtë. Opozita në serbi po shton presionin ndaj Vuçiqit për dështim, ky i fundit po përdor serbët në veri për anarki nga ku nxjerrë nacionalizmin fashist të tij, njësoj si “babai” i tij në politikë Slobodan Millosheviq.

Shteti i Kosovës, me arrestimin e Dejanit dhe mos negocimin për lirimin e tij jep sinjal të gjithë kriminelëve në veri se s’do shpëtojnë pa ndëshkim. S’ka negociata me kriminelë.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Panel-diskutim “Ekonomia e vendit tonë është evropiane – lëvizshmëri, konkurrencë, zhvillim”

Story i radhës

Si t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur një fyerjeje

Të fundit nga