situate dramatike ne rriban te mallakastres flaket marrin permasa te medha evakuohet nje familje nga zona e rrezikut 6a720a76d22eb

Situatë dramatike në Rriban të Mallakastrës/ Flakët marrin përmasa të mëdha, evakuohet një familje nga zona e rrezikut

August 4, 2026
1 minut lexim

Situata nga zjarri në Rriban të Mallakastrës është përkeqësuar, pasi flakët vijojnë të përhapen me intensitet në masivin pyjor me pisha.

Forcat zjarrfikëse nga Patosi, Roskoveci, Mallakastra, Albpetroli dhe Berati janë angazhuar në terren për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar afrimin e zjarrit pranë banesave.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, një familje është evakuuar nga zona si masë parandaluese dhe për arsye sigurie.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.

Ndërkohë, forcat në terren vijojnë betejën me zjarrin për të vënë nën kontroll situatën dhe për të mbrojtur banesat dhe zonat e banuara pranë vatrës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perditesimi i fundit kjo eshte gjendja neper pikat kufitare te kosoves 6a7209f57c5a9
Lajmi i mëparshëm

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

europa pervelohet nga temperaturat ekstreme austria regjistron diten me te nxehte ne histori 6a720ad0c5dd2
Lajmi i radhës

Europa përvëlohet nga temperaturat ekstreme, Austria regjistron ditën më të nxehtë në histori

Të fundit nga

ShkoLartë