Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit rreth fluksti nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Bauzar në këto të dhëna, ku në shumicën e pikave qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar në Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Sipas përditësimit të orës 16:47, në Jarinjë qytetarët që hyjnë në Kosovë presin nga 45 deri në 50 minuta, ndërsa është krijuar kolonë prej rreth 600 metrash, raporton IndeksOnline.
Në dalje nga kjo pikë kufitare pritja është 10 deri në 15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.
Të Dheu i Bardhë pritja në hyrje është rreth 40 minuta, ndërsa në dalje 35 minuta. Kolonat arrijnë deri në 250 metra në hyrje dhe 200 metra në dalje.
Edhe në Muçibabë janë regjistruar pritje më të gjata, me 40 minuta në hyrje dhe 15 minuta në dalje, ndërsa kolona në hyrje arrin në 500 metra.
Në pikat tjetra kufitare gjendja është e qetë dhe nuk ka pritje në hyrje – dalje.
Burimi: botasot.info


