nje pacient i ri i dyshuar per virusin e nilit perendimor 3 te hospitalizuar ne gjendje kritike 6a71f3709fbed

Një pacient i ri i dyshuar për virusin e Nilit Perëndimor, 3 të hospitalizuar në gjendje kritike

August 4, 2026
1 minut lexim
nil

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive është shtruar edhe një pacient 76-vjeçar, i dyshuar se është infektuar me virusin e Nilit Perëndimor. Me këtë rast të ri, numri i pacientëve që trajtohen si raste klinikisht të dyshimta ka arritur në shtatë, ndërsa te dhjetë pacientë tashmë është konfirmuar ethet e Nilit Perëndimor. Tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike, të shtruar në repartin e kujdesit intensiv dhe të vendosur në ventilim mekanik. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, mbetet e pandryshuar. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi.

“Aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë tek të cilët është përdëftuar në mënyrë laboratorike prezenca e virusit të Etheve të Nilit Perëndimor, nga këto 10 – tre pacientë janë në gjendje kritike, gjenden në ventilim mekanik”, deklaroi Fadil Cana – drejtor i Klinikës Infektive.

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, dr. Fadil Cana, bëri të ditur se më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Ai theksoi se rreth 80 për qind e të infektuarve e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta ose pa simptoma.

“Pacientët që janë të shtruar te ne, janë mbi moshën 60 vjeçe dhe janë me sëmundje shoqëruese, kjo duhet të theksohet – persona më të moshuar, me sëmundje shoqëruese, personat me imunitet të dobët, janë më të ekspozuar ndaj këtij virusi, domethënë formës më të rëndë. Ajo që është thënë tashmë disa herë, 80% e rasteve kalojnë lehtë dhe fare pa simptoma”, shtoi Cana.

Cana bëri të ditur se për të konfirmuar formën neuroinvazive të sëmundjes tek rasti më i ri nevojiten analiza shtesë të lëngut cerebrospinal. Ai sqaroi se testi PCR nuk konsiderohet standardi kryesor për diagnostikimin e formës neuroinvazive të etheve të Nilit Perëndimor, ndaj pacientët i nënshtrohen ekzaminimeve laboratorike shtesë dhe trajtohen si të prekur nga virusi. Sipas Canës, periudha e inkubacionit zgjat deri në 14 ditë dhe ecuria e sëmundjes nuk mund të parashikohet për çdo pacient.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foshnjet e gostivarit po lindin ne tetove per shkak te ujit te ndotur 6a71f220491ae
Lajmi i mëparshëm

Foshnjet e Gostivarit po lindin në Tetovë për shkak të ujit të ndotur

Të fundit nga

ShkoLartë