europa pervelohet nga temperaturat ekstreme austria regjistron diten me te nxehte ne histori 6a720ad0c5dd2

Europa përvëlohet nga temperaturat ekstreme, Austria regjistron ditën më të nxehtë në histori

August 4, 2026
1 minut lexim

Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielën në stacionin meteorologjik Vjenë-Stammersdorf. Sipas shërbimit meteorologjik GeoSphere Austria, kjo temperaturë ka thyer rekordin e mëparshëm kombëtar prej 40.5°C, i vendosur më 8 gusht 2013 në stacionin Bad Deutsch-Altenburg, në lindje të vendit.

Rekordi i ri vjen pas një periudhe të pazakontë me temperatura ekstreme dhe thatësirë të theksuar në Austri. Muaji korrik u karakterizua nga nxehtësi rekord, mungesë e reshjeve dhe një deficit që në disa zona ka arritur deri në 90% krahasuar me nivelet normale.

Ndikimet e valës së të nxehtit janë vërejtur edhe në bujqësi. Sipas meteorologëve, kajsitë këtë vit kanë nisur të piqen rreth 20 ditë më herët se mesatarja e regjistruar gjatë periudhës 1961-1991, një tjetër tregues i ndryshimeve në ciklet natyrore të shkaktuara nga ngrohja globale.

“Nuk është thjesht nxehtësi, ky mot është një katastrofë”, tha për AFP Nasser Dis, një pronar restoranti 60-vjeçar në Vjenë, duke treguar se temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në jetën e përditshme dhe aktivitetet e bizneseve.

Austria kishte përjetuar gjithashtu gjatë kësaj vere valën më të fortë të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor, me temperatura që tejkaluan rekordet e mëparshme me një mesatare prej 1.4°C. Shkencëtarët paralajmërojnë se rritja e temperaturave ekstreme lidhet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë. Sipas tyre, ngrohja globale po rrit jo vetëm shpeshtësinë, por edhe intensitetin e valëve të të nxehtit dhe fenomeneve të tjera ekstreme të motit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situate dramatike ne rriban te mallakastres flaket marrin permasa te medha evakuohet nje familje nga zona e rrezikut 6a720a76d22eb
Lajmi i mëparshëm

Situatë dramatike në Rriban të Mallakastrës/ Flakët marrin përmasa të mëdha, evakuohet një familje nga zona e rrezikut

christina applegate lirohet nga spitali pas kater muajsh trajtimi 6a720b9baf912
Lajmi i radhës

Christina Applegate lirohet nga spitali pas katër muajsh trajtimi

Të fundit nga

ShkoLartë