christina applegate lirohet nga spitali pas kater muajsh trajtimi 6a720b9baf912

Christina Applegate lirohet nga spitali pas katër muajsh trajtimi

August 4, 2026
1 minut lexim

Aktorja Christina Applegate është liruar nga spitali pas katër muajsh trajtim dhe tani ndodhet në shtëpi, ku sipas mediave amerikane ndihet mirë.

Nuk është bërë e ditur nëse shtrimi në spital lidhej drejtpërdrejt me sklerozën e shumëfishtë (MS), sëmundje autoimune nga e cila ajo vuan që nga viti 2021.

Përfaqësuesi i saj nuk dha detaje, duke theksuar vetëm se aktorja ka një histori të gjatë me probleme të ndërlikuara shëndetësore.

Pak ditë pas shtrimit, Applegate falënderoi fansat për mbështetjen përmes Instagramit, duke shkruar se problemet shëndetësore janë pjesë e jetës së saj, por se ndihet e fortë dhe çdo ditë po përmirësohet.

Edhe kolegu i saj nga seriali “Married… with Children”, David Faustino, tha se periudha që po kalon është e vështirë, por se ajo vazhdon ta ruajë sensin e humorit.

Applegate ka folur edhe më herët për gjendjen e saj shëndetësore.

Në vitin 2025 ajo zbuloi se ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni në veshka, ndërsa në muajin shkurt kishte treguar se për shkak të sëmundjes kalonte shumë kohë e shtrirë në shtrat, megjithëse përpiqej ta çonte çdo ditë vajzën e saj, Sadie, në shkollë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa pervelohet nga temperaturat ekstreme austria regjistron diten me te nxehte ne histori 6a720ad0c5dd2
Lajmi i mëparshëm

Europa përvëlohet nga temperaturat ekstreme, Austria regjistron ditën më të nxehtë në histori

u vodh qarkullimi ditor i npk ne saraj policia po e heton rastin 6a720f905ce9d
Lajmi i radhës

U vodh qarkullimi ditor i NPK në Saraj, policia po e heton rastin

Të fundit nga

ShkoLartë