Fundi i pandemisë Covid është në horizont.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri më i ulët i vdekjeve në dy vitet e gjysmë të fundit është regjistruar javën e kaluar, por paralajmëroi vigjilencë sepse ekziston rreziku i shfaqjes së llojeve të reja të koronavirusit.
“Nuk kemi qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë, tha Tedros Ghebreyesus, Drejtor i OBSH-së.
Situata me Covid 19 është stabilizuar këtë verë edhe në Maqedoni.
Në Klinikën Infektive për momentin janë rreth 20 pacientë të shtruar.
Sipas drejtoreshës, bëhet fjalë për të moshuar me disa sëmundje kronike dhe 5-6 pacientë kërkojnë ndihmë mjekësore në ambulancat për 24 orë.
“Pritja është që t’i jepet fund Pandemisë, por nuk duhet të mendojmë se Covid nuk do të ekzistojë më, sigurisht që do të ekzistojë”, thotë dr. Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje Infektive.
Sipas OBSH-së, nga marsi i vitit 2020 e deri më tani, 6.5 milionë njerëz në botë kanë vdekur nga komplikimet e Covid 19, dhe në Maqedoni 9.516 persona kanë humbur betejën me virusin.