situata alarmante edhe ne oher shume shtepi te permbytura ne fshatin orman 695fdd7927173

Situata alarmante edhe në Ohër! Shumë shtëpi të përmbytura në fshatin Orman

January 8, 2026
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Vërshimet kanë përfshirë edhe rajonin e  Ohrit ku janë prekur disa fshatra dhe pjesë të qytetit. Situata po menaxhohet nga ana e Komunës dhe ndërmarrjeve komunale. Kryetari Komunës Kirill Pecakov thotë se situata më e rënduar është në fshatin Orman ku kalon edhe Lumi që ka dal nga shtrati.

“Problem më të madh që jep është Lumi Kosel dhe ajo që vjen nga Tepelopolja nga kanalet janë të hapur dy tre kanale ku 30 vite nuk kanë pranuar ujë, kjo po ndodh pas 30 vitesh dhe një pjesë e madhe e shtëpive janë përmbytur dhe janë në rrezik, përmbytjet vazhdojnë ndërsa Lumi Kosel ka dal nga shtrati në disa vende dhe më I prekur është fshati Orman”, tha Kirill Pecakov- Kryetar i Komunës së Ohrit.

Nga qendra për menaxhim me kriza thonë se po qëndrojnë në teren për të vëzhguar nga afër situatën.

“Në Ohër dhe rrethinën e tij, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka bodrume, oborre dhe disa ndërtesa të përmbytura në qytet. Disa përrenj janë dalë nga shtrati, ndërsa autoritetet lokale dhe stafi i krizës janë në terren, ndërsa ekipet e ndërmarrjeve publike „Vodoshted“ (Ujësjellësi), „Ndërtim të Ulët“ dhe „Komunalec“ ndërhyjnë dhe largojnë ujin”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza -Ohër.

Kryetari Pecakov tha se 24 Orët e ardhshme janë rrezik për Ohrin pasi që në mëngjes ka rënë edhe borë në pjesët malore nga ku rrjedh edhe Lumi që ka dal nga shtrati.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot ne ditelindjen e mbretit te rokut elvis presley nje trashegimi qe nuk vdes kurre 695fd8b29e69e
Lajmi i mëparshëm

Sot, në ditëlindjen e Mbretit të Rokut, Elvis Presley: një trashëgimi që nuk vdes kurrë

filipce thote se nuk do te marre pjese ne takimin e lidereve mickoski po kerkon alibi per zgjedhje te parakohshme parlamentare 695fded20483f
Lajmi i radhës

Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve: Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Të fundit nga

Nga varfëria te Premierliga

Emri i Igor Thiago­s (Gama, Brazil, 2001) ka nisur të bëhet i njohur për shumë ndjekës të futbollit këtë sezon, kur sulmuesi brazilian i Brentfordit është prezantuar para gjithë botës me gola
ShkoLartë