Konferencë shkencore e mbajtur me 24 shtator 2022 në kampusin e Universitetit Sunderland në Londër.
Miq të nderuar, në këtë konferencë të organizuar nga “Albanian British Academic Society” referuan njohës të mirë të Kosoves e të gjeopolitkes, si prof. dr. David Phillips, Dr. Timothy Less, Dr. Andi Hoxhaj dhe Dr. Erhan Türbedar, të cilët në punimet e tyre për këtë Konferencë prezantuan tri pikëpamje për zhvillimet politike në rajon, që lidhen direkt me Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, dhe nje këndvështrim nga Turqia për këtë zhvillim.
Kështu në këtë konferencë u trajtua koncepti i deritashëm që përkon me përpjekjet disavjeçare, që përmes dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel dhe BE-në si ndërmjetësuese të arrihet te “normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë” me një “marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciprioke”, për të cilen foli prof. dr. David Phillips.
Në konferencë u trajtua edhe koncepti i “zgjerimit të bashkëpunimit rajonal” me fokus në bashkëpunimin ekonomik përmes heqjes së barrierave dhe lëvizjes së lirë për njerëzit, mallrat e shërbimet, koncept që aktualisht promovohet nga Beogradi në bashkëpunim me Shkupin e Tiranën në planin e ashtuquajtur “miniSchengen”, apo “Ballkani i hapur”, për të cilin koncept foli Dr. Andi Hoxhaj.
Pastaj u trajtua koncepti i ndryshimit paqësor të kufijve, mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe etniteteve tjera në Ballkanin Perëndimor, që do të rezultonte me një baraspeshë të re politike dhe ekonomike në Ballkan dhe një stabilitet afatgjat për shkak të kësaj barazpeshe, respektivisht përfundimit të dominancës së Beogradit, për të cilin koncept foli Dr. Timothy Less.
Krahas punimeve për këto tri koncepte në Konferencë u paraqit edhe punimi i qëndrimit të Turqisë për këto tri koncepte dhe interesat e Turqisë që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi, respektivisht Marrëveshjen e synuar në këtë dialog, për të cilin foli Dr. Erhan Türbedar.
Për të gjitha këto shtjellime me rëndësi dhe bashkëbisedimet lidhur me këto tema shihni linkun e bashkangjitur nga “Albanian British Academic Society”, në të cilin mund të shihni punimet e Konferencës në versionin tekstual anglisht (https://abas.org.uk/events/) dhe shqip (https://abas.org.uk/ngjarjet/) dhe si videoinçizime nga Konferenca. Aty gjeni edhe shënimet për autorët e punimeve dhe prezantimeve dhe funksionet e tyre.
Pos informimit për këtë aktivitet me rëndësi një ftesë e veçantë shkon në adresë të mediave e gazetarëve, që të marrin këto materiale dhe temat e trajtuara në këtë Konferencë shkencore për tua prezantuar opinonit dhe për të tematizuar këto koncepte në opinionin e shoqërinë tonë.
Me qëllim të prezantimit koherent të zhvillimeve, krahasimit të tyre me kërkesat dhe mundesitë tona, shqyrtimit të prioriteteve të veprimit politik dhe koncipimit të politikës proaktive.
Ftesa ka të njëjtën kuptim edhe vlerë edhe për miqtë e shumtë këtu, që të shpendajnë këtë përmbajtje, postim dhe ftesë.
Falemnderoj paraprakisht secilin e secilën për përkrahjen e kësaj ftesë, anise këtu nuk po e ceku, apo targetoj asnjëren nga mediat, apo asnjerën e asnjërin nga miqtë.
Për fund, mirënjohje e veçante për “Albanian British Academic Society”, të gjithë anetarët e bashkëpunetorët, për organizimin e mirë e mbajtjen e kësaj Konference në Universitetin Sunderland në Londër.